Pjesë e Interit në derbin kundër Milanit, futbollisti rrezikon përjashtimin nga Italia

Nga Serie A te rreziku i përjashtimit nga Italia. Kjo është historia e Assane Gnoukouri, ish-futbollisti i Interit (11 ndeshje) dhe Udineses që është gati të aplikojë për azil. Siç raporton gazeta ‘Libertà’, 27-vjeçari ka kontaktuar edhe me avokatët për të zgjidhur çështjen.

Por le të përpiqemi të përmbledhim historinë e ish-mesfushorit nga Bregu i Fildishtë. Nga derbi titullar kundër Milanit, te problemi i zemrës që e detyroi të ndërpresë përkohësisht futbollin, duke kaluar në hetimin e kryer nga Prokuroria e Parmës ku u zbulua identiteti i vërtetë i tij, pikërisht Alassane Traore.