Pjesë e bandës së “Babagjyshëve”, Fatmir Pjetri izolohet në regjimin 41 bis
Fatmir Pjetri është izoluar në regjimin 41 bis.
Pjetri njihet si një nga anëtarët e bandës së ‘Babagjyshëve’ dhe rezulton i dënuar për grup kriminal, vjedhje me dhunë dhe veprime në kuadër të grupit kriminal.
Ai eshte denuar me 30 vite burg per vjedhe me dhune e kryer ne bashkëpunim, grup i strukturuat krimin dhe kryerja e veprave penale nga organizata e kriminale dhe grupi i strukturar kriminal.
Kerkesa eshte bere nga SPAK dhe eshte miratuar nga Ministria e Drejtesise.
Mësohet se Pjetri do ti nenshtrohet regjimit te eger per 1 vit.
Fatmir Pjetri është një nga të dënuarit që ka tentuar arratisjen përmes çarçafit në burgun 313 në Tiranë.
Pjetri, së bashku me Arbër Çekajn kanë shfrytëzuar momentin e e ajrosjes dhe më tej kanë tentuar që të hidhen në shesh-pushimin e punonjësve të administratës.
Kush është Fatmir Pjetri
Fatmir Pjetri, i njohur ndryshe me nofkën “Babagjyshi” u ekstradua në shtator të vitit 2019 nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Përmbledhje e ngjarjeve të ndodhura:
Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.
Disa nga episodet:
Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;
Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;
Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;
Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hague, u bë i mundur arrestimi i tij në Hollandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.