Pistat kryesore për zhdukjen e Eraldo Muçit/ Njohja me një vajzë, e deri tek konfliktet në Greqi

Dy janë pistat kryesore ku ka shtrirë hetimet Policia e Shtetit për sa i përket zhdukjes së 30-vjecarit Eraldo Muçi rreth tre javë më parë.

E para dyshohet se 30 vjecari të jetë larguar vetë dhe të ketë dalë ilegalisht jashtë vendit. Pavarëisht se në sistemin TIMS nuk rezulton të ketë kaluar kufirin me pasaport, hetusit dyshojnë se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Greqi. Ndërkohë policia ka mundur të zbulojë se në Durrës ku është parë për herë te fundit, ka pasur njohje me një vajzë.

Pista e dytë është ajo e një ngjarje të mundshme kriminale, që mund ti ketë ndodhur dhe lidhet me zhdukjen e Eraldo Muçit nga Memaliaj. Emri i Eraldo Mucit i çon hetuesit deri tek përplasjes mes bandave shqiptare në Greqi, kryesisht në Athinë dhe Larisa për sa i përket trafikut të lëndëve narkotike. Pavarësisht se po vijojnë të kryhen verifikime duke ndjekur edhe me kamera sigurie lëvizjet e fundit ku mund të ketë qënë i riu, ende nuk janë gjetur të dhëna për vendndodhjen e tij.

Sipas të dhënave në policinë e shtetit, Muçi më 15 qershor është nisur fillimisht nga Memaliajt për në Durrës, ndërsa për herë të fundit është parë në zonën e Sukthit ku është takuar me një person. Nga ajo zonë, nuk dihet më për fatin e 30-vjeçarit.

30-vjeçari Eraldo Muçi zhdukur pa gjurmë, njihej si një nga miqtë e besuar të Aleksandër Sadikaj, ky i fundit i thirrur edhe me pseudonimin “Sanço”dhe që vra në atë atentat me bombë të telekomanduar pas dyshimeve për shkak të humbjes së një sasie të madhe droge në linjën Shqipëri-Greqi gati një dekadë më parë.