PISK/ Gazetari e kërkonte cep më cep: “Tigri” shfaqet në një rrëfim të sinqertë me Çim Pekën

Gazetari Altin Tufa që nga momenti i shpalljes në kërkim nga SPAK ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, kërkonte cep më cep të Shqipërisë duke pyetur qytetarët nëse e kanë parë “tigrin” apo jo, por shumica prej reagimeve ishin që nuk e kanë parë ndërkohë kishte dhe qytetarë të tjerë të cilët thonin thonin mund të jetë brenda vendit duke shijuar paratë e vjedhura.

Mbrëmjen e kaluar tigri u shfaq në një intervistë të “sinqertë” me Çim Pekën, gazetari i zhgënjyer dhe i lodhur nga kërkimet e tij të vazhdueshme ngre pikëpyetje se si arriti ta gjente Çimi dhe jo ai që e kishte kërkuar me ngulm apo jo policia dhe prokuroria.

https://www.youtube.com/@replika_al