‘200 votues karta te skaduara’/Pezullohet votimi në Himarë Fshat, Bollano: KQZ të zgjidhë ngërçin. Qytetarët të revoltuar: Të më japin një letër, dua të votoj…

 

Dhjetëra qytetarë të QV Himarë Fshat janë paraqitur për të votuar me karta të skaduara. Ndërkohë që komisionerët kanë pezulluar votimin. Kjo pasi nuk ka një urdhër të Ministrisë së Brendshme që ata mund të votojnë me karta të skaduara. Nuk dihet nëse është bërë një kërkesë apo do të ketë një reagim apo vendim nga kjo ministri apo vetë KQZ brenda ditës. Por ajo që është e qartë, është fakti se këta qytetarë nuk do të kenë të mundur të shprehin vullnetin e tyre me votë, deri në marrjen e një vendimi.

Ndërkohë që ka reaguar edhe kryetari i kmanduar i Bashkisë Himarë, Arqile Bollano. Sipas Bolanos ata insistojnë që të votojnë. Ndërkohë që është lajmëruar KQZ thotë ai, për të zgjidhur ngërçin.

Nga ana tjeter qytetaret jane te revoltuar. ata thone se ne cdo vend te botes, edhe nese te humbet karta, ata te japin nje leter shoqeruese. Nderkohe qe shprehen se nuk e kane vene re qe karta e tyre ka skaduar.