Pezullohet QV në burgun e Durrësit, ku votuan Veliaj, Ilir Beqaj dhe Lefter Koka, dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve

Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku votuan figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave.

Në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar. Për këtë arsye, qendra e votimit (QV) është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë.