Legalizuan një pallat në kundërshtim me ligjin, pezullohet nga detyra kreu i Kadastrës në Lezhë dhe përgjegjësi i legalizimeve

LEZHË– Drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë në hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

 

 

Të dy zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. Mësohet se bëhet fjalë për një pallat që kishte shkelur lejen e ndërtimit, pasi kishte tejkaluar afatet e ndërtimit.

Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Por dy zyrtarët kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë.