Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo
- 16 June, 2025
Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik.
Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia e qytetit bregdetar.
Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit vendas dhe të huaj.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ