Pezullimi i ligjit për studentët e mjekësisë, Rama: Vendim absurd nga Gjykata Kushtetuese


Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS në Tiranë ka folur për pezullimin e ligjit për studentët e mjekësisë nga Gjykata Kushtetuese, i cili i ndalon ata të ikin nga Shqipëria 5 vite pas mbarimit të studimeve. Ai u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit është “absurd”.
“Pezullimi që i bëri gjykata kushtetuese kërkesës absurde për ta hedhur poshtë këtë gjë është absurd. Është absurd. Po e diskutoj thjesht sepse është pezullim. Shkolla e magjistraturës e ka kusht që mund të hysh në shkollë por s’e merr dot diplomën po nuk punove 5 vjet si magjsitrat. Ajo është një nga shkollat më të mira të Shqipërisë dhe shpresoj të mos prishet tani me këtë fluksin në rritje”, tha Rama.