Pezullimi i fondeve amerikane, SHBA kursen 1 mld dollarë, DASH zbulon arsyen

Pezullimi i fondeve për institucionet që mbështeten nga SHBA, mes të cilave dhe ato shqiptare kanë gjetur reagimin e DASH.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar me anë të një deklarate për mediat në lidhje me financimet e huaja që bën SHBA.

Zyra e shtypit të DASH shkruan se me këtë vendim po eliminohen shpenzimet e panevojshme. Në deklaratë theksohet se në këtë fazë janë shkurtuar më shumë se 1 miliard dollarë shpenzime.

Sipas tyre këto shpenzime nuk përputhen me agjendën America First.