Petro Koci përplaset me Albana Vokshin, demokratja i heq mikrofonin/Socialisti: Këta duan luftë civile

Vokshi Koci

Mes tensioneve dhe përplasjeve, deputetët e opozitës kanë penguar punimet normale të Parlamentit. Deputeti i PS-së Petro Koçi gjatë fjalës së tij në Parlament është përplasur me deputeten Albana Vokshi e cila i ka ndërprerë fjalën, teksa i ka hequr mikrofonin.

Në fjalën e tij, Petro Koçi u shpreh se: “Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5D e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista”. Pasi Vokshi i ka hequr mikrofonin, Koçi ka shpërthyer me tone të ashpra: “Këta duan luftë civile, nuk duan demokraci”.

Check Also

Zjarr para bashkisë, protestuesit iu vënë flakën gomave

Zjarr para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit e mbledhur para bashkisë si çdo javë i kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *