Pëson arrest kardiak dhe përplaset me dy automjete të parkuara, humb jetën shoferi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën.

Policia njofton se 58-vjeçari ka humbur drejtimin e automjetit pasi ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë është përplasur me dy automjete të parkuara.

Shkodër/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.

Shtetasi T. Z, është transportuar në spital por ka humbur jetën.