U arrestua disa ditë më parë, ndërron jetë Andrea Bregasi
I paraburgosuri Andrea Bregasi ka ndërruar jetë në spitalin e Fushë-Krujës si pasojë e atakut kardiak. Bregasi ka ndërruar jetë në burgun e Fushë krujës dhe është dërguar në spital pa shenja jete. Ky është i burgosuri i dytë brenda 24 orëve që humb jetën në burgun e Fushë Krujës.
32-vjeçari është akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
I riu ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon.
Kujtojmë që Andra Brengasi, ka qenë i shpallur në kërkim nga policia për tentativë vrasje.
Ai u arrestua më 11 korrik ku u kap në hyrje të një pallati dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Andrea Brengasi, është autori i ngjarjes së Don Boskut më 14 dhjetor 2023, ku tentoi të vriste fqinjin duke qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të tij.
Asokohet autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë.