Peshkopi/ Goditet me thikë gjatë një konflikti, përkeqësohet gjendja e 23-vjeçarit, transportohet me helikopter drejt Traumës
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, ku një 23-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta.
I riu, i identifikuar me inicialet Xh.D., banues në fshatin Ushtelenxë, është goditur me mjet prerës nga shtetasi I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe fillimisht i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë. Por për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia dhe aktualisht po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Njoftimi i Policisë
Dibër
Plagosi me mjet prerës, 23-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.
Në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh.D., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shtetasi I G., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisën vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.