Peshkatarët revoltohen nga urdhëri i Ministrisë! Nis peticion për rikthimin në liqenin e Pogradecit
Me një urdhër të datës 28 Mars 2025 Ministria e Bujqësisë ka ndaluar gjuetinë e speciave të Klenit, Krapit Dhe Mrenës, nga ana tjetër urdhri përcakton edhe ndalimin e gjuetisë së Koranit me rrjetë deri në distancë 1500 metra nga bregu i liqeni çka ka sjellë reagimin e peshkatarëve profesionistë.
Sipas tyre ndalimi gjuetisë me rrjetë të koranit në këtë periudhë i penalizon.
Peshkatarët thonë se nga ana e Ministrisë nuk ka pasur asnjë konsultim me ta dhe se ky lloj urdhri nuk ka qenë i tillë vitet e kaluara, kohë kur ata e kanë gjuajtur koranin edhe me rrjeta.
Një përfaqësi e tyre kërkuan takim me kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakolli të cilit i kërkuan ndërhyrje në Ministri për shfuqizimin e urdhrit, ku firmosën edhe një peticion me kundërshtitë e tyre.
Ndërkohë që iu është bërë me dije se nëse kapen varka me rrjeta në liqen do të gjobiten deri në 3 milionë lek të vjetra dhe sekuestro të rrjetave.