Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të interesuar për punësim që të aplikojnë në Platformën Kombëtare të Punësimit, ku janë shpallur plot 5 mijë vende pune të lira. Përmes një postimi në Facebook, ai ka sqaruar se kjo platformë ofron mundësi të ndryshme punësimi dhe ka publikuar hapat që duhet të ndjekin qytetarët për të aplikuar.
Hapat për aplikim:
1.Vizitoni faqen e Platformës Kombëtare të Punësimit.
2.Regjistrohuni duke plotësuar të dhënat tuaja personale dhe profesionale.
3.Kërkoni për pozicionet që përshtaten me interesat dhe aftësitë tuaja.
4.Aplikoni për vendet e punës të listuara.
Përveç thirrjes për qytetarët që janë në kërkim të një pune, Rama ka apeluar edhe te punëdhënësit që të regjistrojnë vendet e lira të punës në këtë platformë, duke lehtësuar kështu procesin e punësimit.
“Kjo platformë synon të lehtësojë lidhjen mes atyre që kërkojnë punë dhe punëdhënësve, duke rritur transparencën dhe efikasitetin në tregun e punës,” shkruan kryeministri.
Qeveria fton të gjithë të interesuarit të përfitojnë nga këto mundësi dhe të jenë aktivë në përdorimin e platformës, e cila synon të jetë një urë lidhëse midis ofertës dhe kërkesës për punë.