Pesë komisariate pa drejtues, Policia hap konkursin nga Tirana në Sarandë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hapur zyrtarisht procedurat e konkurrimit për disa poste të rëndësishme drejtuese brenda strukturës policore. Bëhet fjalë për pozicionin e Shefit të Komisariatit nr.2 në Tiranë, Komisariatit të Policisë në Rinas, si dhe atij në Cërrik, Himarë dhe Sarandë.
Konkurrimi është pjesë e një procesi të brendshëm, me komisariatin nr.2 në Tiranë dhe atë në Himarë që janë pa drejtues pas dorëheqjeve të tyre.
Kjo lëvizje vjen në kuadër të përpjekjeve për transparencë, meritokraci dhe rritje të profesionalizmit në radhët e drejtuesve vendorë të policisë. Procedurat do të zhvillohen sipas kritereve të përcaktuara në aktet ligjore dhe rregulloret përkatëse të Policisë së Shtetit.
Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë emrat e rinj që do të marrin drejtimin e këtyre komisariateve dhe ndikimi që do të sjellin këto ndryshime në performancën e forcave të rendit në terren.