Përvetësoi shuma të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar është ndaluar nga policia në Tiranë, pasi ka përvetësuar shumë të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit.Të mërkurën, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por ai nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre dhe ka devijuar rrugën duke rënë në lumin Lana.

34-vjeçari u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”.Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 236 të Kodit Penal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimeve të marra se një shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përballë përgjegjësisë ligjore dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

 

“Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.

Përvetësoi shuma të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 34-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimeve të marra se një shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përballë përgjegjësisë ligjore dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi S. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 236 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shuma të ndryshme parash nga disa shtetas. Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi por 34-vjeçari nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre dhe ka devijuar rrugën duke rënë në lumin Lana.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Check Also

Agjencia europiane për klimën: 2024 mund të jetë viti më i nxehtë në histori

Për të dytin vit me radhë, Toka do të jetë me siguri më e nxehtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *