Përvetësoi mbi 8 mijë euro duke mashtruar, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë
- 24 October, 2023
Një 56-vjeçare ka përfunduar në prangat e bluve të Tiranës, pasi përvetësoi rreth 8850 euro duke mashtruar një 50-vjeçare për paisjen me pasaportë bullgare.
Në pranga ka rënë L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.
“56-vjeçarja dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj”, njofton policia.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ