“Përvëlohet” Ballkani! Shtetet ku temperaturat do të arrijnë mbi 44 gradë
Rajoni i Ballkanit pritet të përjetojë një valë të nxehtë intensive dhe të zgjatur në ditët në vijim, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025.
Rritja e temperaturës krahasuar me mesataren e periudhës 1991–2020 do të kalojnë +8 deri në +10°C në disa vende.Zonat më të nxehta do të jenë Greqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore , ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose edhe të kalojë 42-44°C, nivele që i afrohen ose edhe i tejkalojnë rekordet nga vitet e kaluara.
Fenomeni i nxehtësisë është për shkak të lëvizjes intensive të masave të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut në Mesdheun lindor, ndërsa masat më të ftohta të ajrit lëvizin drejt Evropës perëndimore.
Pasojat e kësaj nxehtësie pritet të jenë të konsiderueshme si:
– Rrezik i shtuar për shëndetin e njeriut, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore.
– Presione në rrjetet e energjisë për shkak të rritjes së kërkesës për ftohje.
– Ndikime në bujqësi dhe mjedis natyror, me një rrezik në rritje të zjarreve.
Ekspertët nënvizojnë se zgjidhjet e bazuara në natyrë duhet të jenë prioritet në planifikimin urban. Sipas studimeve, temperatura në zonat urbane mund të ndryshojë deri në 8–11°C, në varësi të mbulesës së gjelbër dhe prezencës së pemëve. Rritja e hapësirave të gjelbra, çatitë dhe muret e gjelbërta, si dhe krijimi i parqeve urbane, mund të ndihmojnë jo vetëm në përballimin e valëve të të nxehtit, por edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës në qytete.