Përtej lajmit…..

Nga: Elda Voshi

 

Fatbardha! Sa bukur tingëllon por ndonjëherë edhe emri duket se “tradhëton”….

Një shpirt i ndriçuar nga rrezja më e bukur që është fëmija, venitet dhe zhduket si një hije….

Atëherë kur në jetë zgjedh të jetosh brenda një rrethi vicioz me kornizat e hekurta të poshtërsisë dhe mbi veten vendos gjithçka më shumë se shpifëse dhe të pavlerë dhe në fund ti femër e dashur vendos të ikësh nga kjo jetë, të venitesh nga ky realitet në të cilin çuditërisht, lajmi i vetëvrasjes së një gruaje, nuk përbën më një të re!

Unë sot i jap fund jetës sime. E mira ishte të mos arrija këtu, po nuk mundem dot më. Është një histori shumë e gjatë së si durova deri në këtë ditë shpirti im e di. Hapen dyert e mortit Ilir Pali Durrës. Se Iliri ka qenë shkaktari i vdekjes time. Ai e shkatërroi familjen që harrita unë në litar jeta ime ka qenë shumë e zezë… Motra dhe vëllezër të gjithë lamtumirë. Nuk mundem më. Xhulio o bir ma bëj hallall…”,

Rreshta të ndiera që sfiduan figurën më të lartë e të qenurit FEMËR që sot përtej skllavërimit po mposhtet çdo ditë dhe më shumë nga “mostrat” dhe  janë vetvrasjet ato që po triumfojnë më shumë se nismat dhe përpjekjet për përkrahje dhe mbështetje.

Klodi vëlla, ma bëj hallall, e vërtetë për sherrin që kemi bërë bashkë, më fal, më fal. Maskarain e kam patur në shtëpi, e vërtetë që ka shkruajtur me gruan tënde, maskarai, k*rvari k*rvar do vdesi. Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi. Ma bëni hallall vëllezër, motra, ky është Ilir Pali, pikën e hajrit mos e bëftë, ardhtë sa më shpejt te unë Kadri, Pali mori 3 gra po nuk ishin të zonjat t’ia merrnin hakun, kështu e duan këta lloj njerëzish. Ai nuk është burrë është mostër, është k*urvar shqeto”.

Shumë polemika diskutimi lindin nga i gjithë ky mllef që pavarsisht jetës në një kulturë europiane, ushqeu më së miri ikjen nga kjo botë me të vetmen “shpresë” dhe “urim”:

“Kadri Pali çdo 2 shkurt paç arkivol në shtëpi, Ilir Pali hap arkivolin tim hajde me mua. S’ke pse rron më, kjo ishte burrnia jote, veç burrë nuk ke qenë. Palit hiqi vizën bir, ta mbaj Lona me Mirën dhe shoqet e Lonës dhe Kadriu, pikë hajri mos bëfshin o zot”.

E kështu, iku një Fatbardhë si shumë të tjera, qenie të pafajshme të shoqërisë shqiptare, aty ku edhe në ditët e sotme të sundosh mbi femrën është “prioriteti” më i madh i maskilzmit, aty ku  nuk po merret asnjë nismë, asnjë pëpjekje për të parandaluar. Por për fat jetojnë….