Përshtaten zyrat e punës për kultivim kanabisi, ja si funksiononte grupi i të rinjve që shpërndanin ekstazi

Katër të arrestuarit nga antidroga e Tiranës punonin si gazetar në një portal lajmesh.

Bëhet fjalë për  Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Kryesisht aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi.

Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.

Çmimi I ekstazisë shitej 1 mijë lekë më shumicë kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 3 mijë lekë.