Përshkallëzohet protesta, mbështetësit e opozitës përplasje të dhunshme me policinë


Turma përplaset me policinë, kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kuvendit .

Situata jashtë Parlamentit ka agravuar në tensione, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policëve.

Uniformat blu po qëndrojnë në hyrje të Kuvendit, ndërkohë protestuesit e opozitës i kanë shtyrë.

Në ambientet e jashtme po vijon djegia e gomave dhe hedhjen e molotovëve drejt policisë.