Përshkallëzohet lufta/ Sulmohen depo armësh dhe infrastruktura ushtarake në Iran

Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar një depo armësh dhe vendet ku ruhen mjete ajrore pa pilot (dronë).

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) gjithashtu njoftuan se po synonin gjithashtu aeroplanët luftarakë të Forcave të Armatosura Iraniane dhe disa pjesë të tjera të infrastrukturës ushtarake në Iranin qendror.

Këto janë sulme të reja, ku Izraeli ka theksuar se sulmet janë një përgjigje ndaj kërcënimeve që vijnë nga infrastruktura ushtarake iraniane.