Përshkallëzohet konflikti midis Indisë dhe Pakistanit, raportohet për bombardime dhe sulme me raketa në Jammu

Konflikti midis Indisë dhe Pakistanit është përshkallëzuar ndjeshëm, pasi forcat pakistaneze kanë kryer një sulm të ri në rajonin e Jammu. Sipas gazetës “Times of India”, Pakistani ka përdorur municione të rënda në këtë rajon, ndërsa forcat indiane janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Mediat indiane raportojnë se Pakistan ka lëshuar disa raketa drejt lokacioneve strategjike në Jammu, përfshirë aeroportin e këtij rajoni dhe zonat përreth. Një ditë më parë, India kishte sulmuar kampet ushtarake në Kashmirin pakistanez, duke përshkallëzuar më tej tensionet mes dy fuqive bërthamore.

Në rajonin e Jammu është raportuar për një bllokim total të energjisë elektrike, ndërsa sirenat janë dëgjuar në qytete si Kupvara. Shërbimet e sigurisë indiane konfirmuan se janë lëshuar të paktën 8 raketa nga Pakistani me objektiva në Sambah, Arnia dhe zona të tjera të Jammu.

Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së Jammu dhe Kashmir, Sheys Paul Waid, ka deklaruar se shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin Jammu, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të tensionuar.