Përsëritet skandali! Publikohet foto e testit të Psikologjisë në Maturën Shtetërore 2025

Kjo e martë shënon përfundimin e ciklit të provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025.

Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot provimit të fundit, atij të Lëndës me Zgjedhje, i cili mbyll zyrtarisht këtë fazë të rëndësishme për ta.

Lëndët e përfshira në këtë provim janë të ndryshme, duke përfshirë: Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari, Psikologji, Filozofi, Sociologji dhe Ekonomi.

Edhe në këtë provim u publikuan tezat e lëndëve me zgjedhje, një ndër to edhe teza e Psikologjisë.