Himarë– Mëngjesin e kësaj të diele, në pikën kufitare të Qafë Botës, përvecc linjave normale të autobusëve, Athinë – Sarandë, kanë hyrë edhe 2 autobusë që sillnin persona për të votuar në Himarë. Sipas burimeve të 2 autobusët kishin persona që vinin të organizuar nga stafi i kandidatit Gjikuria.
Edhe mëngjesin e djeshëm nga Qafë Bota kanë hyrë 2 autobusë të tjerë. Ndërkohë nga burime të stafit të Gjikurisë mësohet se përgjatë javës kanë mbërritur me automjete të tyre edhe qindra votues të tjerë, të cilët kanë planfikuar edhe pushimet përgjatë këtyre ditëve.
Gjikuria, kandidon nën siglën e “Bashkë Fitojmë” të 10 partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA