Përqafim i ngrohtë dhe puthje/ Kryeministri Rama i ulet në gjunjë Melonit, momenti epik gjatë Samitit
Kryeministri Edi Rama është shfaqur në një moment të pazakontë gjatë pritjes së homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, në Samitin e Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Tiranë.
Teksa Meloni mbërriti në Sheshin Skënderbej, Rama u përkul në gjunjë për ta përshëndetur, duke shkaktuar një moment epik që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe kamerave të shumta.
Pamjet tregojnë momentin kur Meloni del nga automjeti dhe i drejtohet tapetit të kuq, ndërsa Rama, me një buzëqeshje të gjerë, përkulet në gjunjë për ta përshëndetur me përzemërsi. Pas këtij gjesti, dy liderët shkëmbyen një përqafim të ngrohtë.
View this post on Instagram