Përplasje në Tragjas, banorët përballen me policinë pas prishjes së stacionit të pompave të ujit
Forca të shumta policie kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Tragjas, duke ndërhyrë me mjete të rënda për prishjen e një stacioni pompash uji, i cili shërbente për furnizimin e bazës ushtarake në Pashaliman. Gjithashtu, janë dëmtuar edhe disa tubacione të tjera që furnizojnë me ujë banorët e fshatit.
Kjo ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të banorëve, të cilët janë mbledhur në protestë duke kundërshtuar me forcë prishjen dhe përplasur me policinë. Kujtojmë se pak ditë më parë, banorët e Tragjasit kishin protestuar kundër marrjes së ujit të burimit të tyre për furnizimin e zonave bregdetare, si Dhërmiu. Përplasjet mes banorëve dhe policisë vijojnë.