Përplasje në qendrën e votimit në Tiranë, Agron Shehaj përballet me nënkryetarin e KZAZ nr. 10: Po vidhni votat e qytetarëve
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka pasur një përplasje të ashpër me nënkryetarin e KZAZ nr. 10 në një qendër votimi në Tiranë, pasi ky i fundit urdhëroi largimin e vëzhguesve të partive politike nga ambienti i numërimit.
Shehaj insistoi të qëndronte brenda për të monitoruar numërimin e fletëve të votimit të partisë së tij, duke akuzuar komisionerët për manipulim votash.
“Unë vij këtu e kërkoj llogari jo se janë votat e partisë Mundësia, po se janë votat e qytetarëve,” i tha Shehaj nënkryetarit të KZAZ, duke shtuar: “Ju po vidhni votat e qytetarëve, mbani përgjegjësi. A mund të më tregosh votat e partisë Mundësia? Janë votat e qytetarëve. Numëro votat aty pa futur duart.”
Në përgjigje, nënkryetari i KZAZ-së tha se “numëruesit u ndjenë të kërcënuar duke ardh sipër tavolinave”, duke nënkuptuar se pranimi i Shehajt pranë tavolinave të numërimit po krijon tension.
Shehaj: Çfarë shikon? Mendon se po kërcënon? Ne kemi vëzhgues, na nxirr votat e partisë Mundësia aty.
View this post on Instagram