Përplasje në Kuvend, Petro Koçi shpërthen ndaj Berishës: Je si Maduro, ke burgosur Nanon dhe rrahur komisionerët e PS-së
Seanca plenare e së enjtes në Kuvend është shoqëruar me debate të ashpra mes Sali Berishës dhe deputetit socialist Petro Koçi.
Pas akuzave të Berishës për lidhje të mazhorancës me krimin në zgjedhjet e 11 majit, Koçi reagoi ashpër duke e akuzuar atë për dhunë elektorale në vitet ’90, për burgosjen politike të Fatos Nanos dhe duke e krahasuar me presidentin venezuelian Maduro.
Berisha: Petro, kush të nxori ty nga Parlamenti? Kartelet të nxorën, ti do thuash jo, por ata të nxorën, se po të ishe i tyre nuk do të nxirrnin.
Koçi: Sali ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhjet e lira. Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit shtetit në 96. A e mban mend ç’i ke bërë kreut të PS në Librazhd, e masakruat. Një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale. E mban mend ç’i ke bërë komisionerëve të Fierit.
I keni rrahur me bandën që bridhte. Në prezencë të deputetëve që vinin nga Italia të qendrës së votimit Shkolla Industriale. Banda qëlloi komisionerin e PS, Viktor Mihaj, trim mbi trimat. E qëlluat në sy të tyre. Ndërhyri pastaj ambasadori italian. Ti që burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën frekuencë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare.Turp të kesh!