Përplasje në Dibër/ Kandidatët dhe simpatizantët e PD bllokojnë sërish automjete… “Po blihen vota”
Tensione para zgjedhjeve parlamentare në Dibër. Kandidatët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike kanë bllokuar sërish automjete me pretendimin se janë mbështetës të Partisë Socialiste dhe po blejnë vota.
ZËRI ka kontaktuar edhe me Xhemal Gjunkshin, kandidatin demokrat për deputet, i cili ka bërë me dije se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por ende nuk dihen detaje të tjera dhe nuk ka asnjë konfirmim nga Policia e Shtetit.
“Po ka pasur të shtëna me armë zjarri. Jemi fshatin Pilafe në Peshkopi,”-tha kandidati për deputet /Zëri