Përplasje mes të burgosurve në Koridhalo, dy të plagosur

Një përplasje mes të burgosurish në burgun “Koridhalo” në Greqi ka përfunduar me dy të plagosur. Ka qenë një 28-vjeçar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një të burgosur shqiptar 52 vjeç duke e plagosur.

Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur autorin në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.

Gardianët kanë neutralizuar 28-vjecarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Të dy të plagosurit janë dërguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë.