Përplasje me armë në Malësinë e Madhe, dyshohet për shkëmbim zjarri mes dy personave
- 1 February, 2025
Mbrëmjen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy personave. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo viktima.
Në vendin e ngjarjes janë nisur forcat e Policisë nga komisariati i Malësisë së Madhe, si dhe efektivë nga Shkodra, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ