Përplasje me armë mes 2 fiseve në Prishtinë, 1 i vrarë 5 të plagosur

Një i vrarë e 5 të plagosur është bilanci i përplasjes me armë të shënuar në orët e vona të së dielës, 1 shtator, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Mediat kosovare shkruajnë se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët.

I vrarë ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave. Mësohet se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit, dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), raporton Sinjali. Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi.