Përplasje fizike mes Loredanës dhe Rozanës pak minuta para Prime: Më fute thoin në sy

Një incident i tensionuar ka ndodhur në dhomën e grimit pak para nisjes së Prime, ku Loredana dhe Rozana kanë pasur një përplasje fizike. Fillimisht debati nisi me tone të ashpra verbale, por situata degradoi kur Loredana, gjatë lëvizjes së duarve pranë fytyrës së Rozanës, e preku atë aksidentalisht në cep të syrit me thua.

Pas prekjes, Rozana reagoi menjëherë, duke i kapur dorën Loredanës dhe duke i thënë:

Rozana: “Më fute thoin në sy!”

Ky moment ndezi akoma më shumë debatin, ku Rozana lëshoi akuza ndaj Loredanës për raportin e saj me Jozin, një banor tjetër, të cilin ajo e quajti me ironi “i kulluari”.

Debati i nxehur u përshkallëzua më tej:

Rozana: O Lori që pëlqen dhunuesin.

Loredana: Ik

Rozana: Ej, po më prek, po më prek zogu!

Loredana: Ik, ti po më afrohesh!

Rozana: Mos më prek me thoin!

Loredana: Unë po të thosha ik, ti po më afroheshe!

Reagime pas incidentit

Loredana u shpreh se po dridhej nga nervat, ndërsa Rozana ironizoi:

Rozana: Po dridhesh ti? Po ku ke ndërgjegje ti?