Përplasja tragjike e avionit me helikopterin ushtarak në Washington, dyshohet se të gjithë në bord kanë ndërruar jetë
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Washington, ku një avion i “American Airlines” me 64 pasagjerë në bord u përplas me një helikopter të Ushtrisë Amerikane Black Hawk pranë aeroportit të qytetit, në lumin Potomac.
Një alarm i madh është ngritur për pasagjerët, pasi avioni është rrëzuar në ujërat e akullta të lumit në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, mediat raportuan se 18 trupa janë gjetur të pajetë, ndërsa të tjerët janë ende në kërkim.
Megjithatë, senatori Roger Marshall, që përfaqëson Kansasin, shteti nga i cili ishte nisur avioni, tha se është shumë e vështirë të pranohet që të gjithë të vdekur. Ai la të kuptohej se asnjë pasagjer në bord nuk ka mbijetuar.
Kreu i American Airlines, Robert Isom, shprehu ngushëllimet për tragjedinë, duke theksuar se avioni i përkatësisë së PSA Airlines, me 60 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, kishte përfunduar rrugëtimin tragjik.
Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë hetimet dhe kërkimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e përplasjes.