Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e sotme ne lidhje me përplasjen e e Kryeministrit Edi Rama dhe ish– ministrit të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj
Ai hedh dyshime se kryeministri Edi Rama po i dorëzon bashkëpunëtorët e tij dhe se ish– zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj mund të jetë njëri prej tyre dhe se Rama është i gatshëm të dorëzojë gjithçka për të ndenjur edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeminisrit.
“Unë mendoj që Edi Rama për të shtyrë edhe një ditë më shumë në karrigen e kryeministrit, është gati të lëshojë dhe të dorëzojë gjithçka, sepse ai nuk njeh asnjë lloj princimi, asnjë lloj morali.-
Ai i ka futur me ndërgjegje të gjithë këta, i ka futur me ndërgjegje në paligjshmëri”, theksoi Meta.