Përplasja për mandatin, Gjykata Kushtetuese rrëzon kryetaren Holta Zaçaj

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kolegët e Holta Zaçaj kanë vendosur se mandati i saj përfundon në 10 Mars.

Pavarësisht se kryetarja kishte vendosur t’i drejtohej Komisionit të Venecias, anëtarët e Kushtetueses janë mbledhur dhe e kanë marrë vendimin.

Gjykata e Lartë, përmes kryetarit Sokol Sadushi këmbënguli se mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe njoftoi shpalljen e vakancës, si dhe çeljen e garës për këtë post më 11 dhjetor.

Holta Zaçaj arsyetoi se mandati i saj përfundon në fund të vitit 2025.