Përplasja me Ramën dhe telashet me drejtësinë, Berisha këshillon Ahmetajn: Pendohu dhe…

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me përplasjen e ditëve të fundit mes ish-ministrit Arben Ahmetajt dhe kryeministrit Rama.

Berisha tha ndër të tjera se përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve është Edi Rama.

Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve. Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme.

Sipas tij “duke njohur çështjen, Arben Ahmetaj nuk ka vendosur firma në djegësin e Elbasanit, nuk ka vendosur firmë në djegësin e Tiranës, por në djegësin e Fierit dhe Elbasanit, Ahmetaj në vlerësimin tim është përgjegjësi numër 4, pas Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt. Ahmetaj është njeriu që me kryeministrin kanë mobilizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për djegësat.

Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave nuk preket pa firmën e Ministrit të Financave. Ahmetaj thotë “më janë bërë presionet më të jashtëzakonshme”. Të bëhet i penduar dhe t’ia thotë drejtësisë. Thuhet se Rama i ka bërë presione të tmerrshme për të firmosur”,- u shpreh Berisha.

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *