Përplasja në Bashkinë e Kukësit/ Rama i kërkon dorëheqjen kryetarit Albert Halilaj

1 muaj pas përplasjes me armë zjarri ku u plagos kushëriri i kryebashkiakut Albert Halilaj, Elvis Halili, kryeministri Rama i kërkon dorëheqjen kryetarit për të shmangur shkarkimin.

KUKËS- Në mbledhjen e djeshme të drejtuesve politikë të qarqeve të Partisë Socialiste, një detaj me rëndësi ka kaluar pa bujë në media. Në ditët në vijim, bashkia Kukës nuk do të drejtohet më nga Albert Halilaj. Burime i thanë Replikë, se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen.

Arsyeja zyrtare e dorëheqjes do të jetë futja në garë si pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste, ndërkohë që një tjetër arsye më e fortë e largon Halilajn një vit pas marrjes së detyrës nga kjo bashki.

Shkaku lidhet direkt me përplasjet në zonë që çuan në plagosje dhe arrestimin e dy vëllezërve Muçmata, Sebastian dhe Zenel, që tashmë akuzohen për vrasje me paramendim.

Pas këtij episodi të shëmtuar, kupola e PS ka vendosur ta largojë Halilajn nga bashkia ndërkohë që ende nuk dihet se kush do ta marrë drejtimin e Kukësit. Kjo bashki nuk po gjen qetësi që pas skandalit të Safet Gjicit. A do të mbyllet këtu karriera për Halilajn? Mbetet për tu parë/ Replikë.al