Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot në orën 13:00 për të diskutuar përplasjen e kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi dhe deputetit demokrat Flamur Noka me Flutura Açkën.
Raportohet se mbledhja do të zhvillohet online, ndërsa ende nuk dihet nëse do jetë e hapur për mediat, pasi më parë janë zhvilluar të mbyllura.
“Pritet që masa ndëshkimore për deputetët e opozitës të jetë më e ashpër. Me rregulloren e vjetër masat ndëshkimore arrinin deri në 10 ditë përjashtim nga Kuvendi, ndërsa me ndryshimet e reja shohin masa më të forta. Rregullorja përcakton se kur masat ndëshkimore arrijnë në 30 ditë. Kur ka konflikt fizik, masat ndëshkimore arrijnë deri në 30 ditë përjashtim. Për përjashtimin me 60 ditë ndodh kur deputetët përdorin flakadanë, tymuese. Si në seancën e 15 janarit dhe mbledhjes së Komisionit të Medias kemi pasur konflikt, zhurmues dhe bilbila.
Mbledhja është parashikuar në orën 13:00, e cila do të zhvillohet online. Të gjitha mbledhjet e mëparshme i ka zhvilluar të mbyllura për mediat.”, raportoi live gazetari Gjençaj.