Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatina në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari (Emri)

Policia e Tiranës njoftoi se ka rënë në pranga shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të plagosur tre fëmijë, të cilët u përplasën teksa lëviznin me monopatina.

Në pranga u vu 41 vjeçari Ekerem Skureni.

Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

Ndërkohë fëmijët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa njëri prej tyre paraqitet në gjendje të rënduar shëndetësore.