Përplasi të miturin me automjet dhe u largua nga vendi i ngjarjes, procedohet në gjendje të lirë 46-vjeçari në Shkodër

Procedohet në gjendje të lirë një 46-vjeçar në Shkodër. Mësohet se 46-vjeçari me inicialet R.S ka përplasur me automjet një të mitur 10-vjeçar i cili lëviste me biçikletë. Autori u largua nga vendi i aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 10-vjeçar dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.