Përplasi të birin në tokë, nënë 37-vjeçare në Vlorë procedohet nga policia

Një ngjarje e tronditshme ka ndodhur të premten në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku një nënë 37-vjeçare ka përplasur disa herë foshnjën e saj 5-muajshe në tokë, në gjendje të dehur nga alkooli.

Policia është njoftuar dhe ka ndërhyrë për të marrë fëmijën, por ka hasur në kundërshtimin e nënës, duke krijuar një situatë të tensionuar. Fëmija është marrë menjëherë në kujdesin e shërbimeve sociale, ndërkohë që autoritetet po punojnë për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Policia ka proceduar 37-vjeçaren për keqtrajtim të fëmijës dhe ka njoftuar se foshnja ndodhet në kujdesin e Qendrës Sociale të Vlorës.