Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përplasur për vdekje një 80-vjeçar, këmbësor. Sipas policisë ngjarja ndodhi në lagjen nr.4 në Durrës. Ku shtetasi O. P., 26 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin Q. L., 80 vjeç që për pasojë ka humbur jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, njofton policia.