Përplasi për vdekje dy këmbësorë, policia arreston 21-vjeçarin në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Mjedë të Shkodrës, ku dy këmbësorë janë përplasur për vdekje nga një makinë.

Shoferi i makinës 21-vjeç ka humbur kontrollin e makinës duke çuar kështu në përplasjen fatale. I riu me iniciale G.B u vu ditën e sotme në pranga.

Viktimë mbetën Ndrue dhe Ndrekë Prenga, nip dhe xhaxha.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mbasditen e djeshme në fshatin Mjedë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për  pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy  këmbësorët, ku si pasojë humbën jetën shtetasit N. P., 63  vjeç, dhe N. P., 43 vjeç.”, thuhet në njoftim.