Sot në Apelin e Tiranës u zhvillua gjyqi për Arjan Tasen, ish-policin që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj në plazhin e Potamit, pas disa seancash të dështuara. Gjyshi i Jonadës, Ismet Avdiaj, kërkoi që vendimi i shkallës së parë të rikonfirmohet, duke theksuar se ky do të ishte një akt dinjitoz për tragjedinë e familjes së tij.
Përveç avokatëve të të pandehurit, në seancë mori pjesë edhe Arjan Tase, i cili kërkoi ndryshimin e klasifikimit të veprës penale, në mënyrë që të ulet dënimi. Trupa gjykuese nuk pranoi kërkesën e gjyshit të Jonadës për të folur në gjyq, ndërsa fjalën e tij e lexoi avokati i familjes Avdiaj. Seanca u shty për më 27 shkurt 2025, kur do të shfaqen pamjet filmike nga kamera e hotelit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ