Përplasi për vdekje 62-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i automjetit në Elbasan
- 15 July, 2025
Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi aksidentoi për vdekje një 62-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë.
I riu drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Ai akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ