Përplasi me makinë shefin e kuzhinës dhe e la të vdekur në asfalt, arrestohet i riu shqiptar në Itali
- 8 March, 2025
Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, për akuzën e vrasjes në rrugë dhe mosdhënies së ndihmës.
Nga hetimet nga rezultuar se ai ka përplasur me makinën e tij, Roberto Brancaccios, 41-vjeçari që ishte shef kuzhine.
Ngjarja ka ndodhur më 14 dhjetor 2023 në Nomentana.
Autori i dyshuar duke drejtuar një Alfa Romeo, ka përplasur shefin e kuzhinës teksa ai po shkonte me skuter për në punë, duke e lënë të vdekur në asfalt dhe duke ikur menjëherë më pas.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ